Taho-Ani Tirana


Skip over Site Map & Contact

Download & Site Map & Contact & Shqip & English

Context Zone

Skip over Search

Kerkoni


Çfarë është një tahograf dixhital (DTCO 1381)?

 

Një tahograf dixhital është një sistem...

Laborator dhe Servis i autorizuar për Tahograf Analogë dhe Dixhitalë.

- Kalibrimi i të gjitha...


KTCO 1314

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dizajn kompakt i kombinuar me kontroll të mikroprocesorit të...

Rreth Nesh

Fillimi i punës në këtë lami ishte muaji  maj  i vitit 2007 , në një  kompani kosovare e cila u vendos, në Tiranë ,pranë doganës tek karburanti Euro Drini. Zotëria i kësaj kompanie na ofroi vend pune,fillimisht si nxënës për një vit..Por fati i kësaj kompanie nuk zgjati shumësepse filluan mosmarreveshje ndërmjet tyre.

Kështu pronari mendoi të na e shiste servisin mbasi kishim arritur 70%  të zanatit për të ushtruar vetë këtë punë.Ndërkohë blemë servisin 10 mijë euro pa bazë materiale ,investuam edhe 20 mijë euro të tjera  për blerjen e bazës materiale dhe aparateve të testimit dhe të diagnostifikimit për tahografët e VDO-së.

Mbas një viti ekipi ynë filloi të interesohej më shumë rreth kësaj pune edhe në vendet e tjera të ballkanit . Si fillim ishte bashkëpunimi  me  disa kompani nga Maqedonia të cilat kishin një përvoje të gjatë në këtë fushë . Kjo lidhje ndikoi në të mirë për ne sepse zgjeruam aftësitë tona dhe klientët krijuan besim të plotë në shërbimet që ne ofronim. Të gjitha procedurat kryheshin sipas prodhuesit të tahografit ‘Continental VDO’.

Përsëri përpjekjet tona që një ditë të vizitonim këtë kompani lider të Europës  nuk kishin të sosur ,dhe u desh një këmbëngulje e jona duke telefonuar e interesuar  në Gjermani , Austri e vende të tjera. Por më në fund morëm një përgjigje pozitive nga Continentali i Austrisë, ku na treguan që për vendet e ballkanit ishte caktuar Kroacia  dhe për cdo gjë do të kontaktonim me ta.

Nga kontakti i parë që morëm nga Kroacia ishte se në muajin nëntor të 2011 , do të mbaheshin trajnime për specialitët e tahografit. Pritëm datën që na caktuan dhe shkuam në Kroaci për tu çerterfikuar si fillim për tahografët analogë. Me aftësite tona të fituara arritëm të merrnim diplomën për këto shërbime , Kontrollimin ,Testimin, Instalimin ,Çertefikimin dhe Riparimin e tahografëve analogë VDO Kienzle .Ky qe një sukses  i madh për ne pasi ishim Shqiptarët e parë të autorizuar nga prodhuesi i tahografit VDO .

 

Më pas filluam të kryenim testimet e tahografëve me bankoprovat e prodhuara nga firma Gjermane  'Siemens VDO ',dhe të vendosnim plumçet në aparatet e tahografëve dhe tek sensorët e kamios me kodin e firmës tonë VDO 0101 AL .

Në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje nga shoferët e mjeteve ose dikush tjetër që kërkon të manipulojë me matësin e shpejtësisë , kilometrave dhe orëve të punës  Tahografin. Shumë vende te Europës po ashtu edhe të botës e shohin tahografin si paisjen  më kryesore për parandalimin e aksidenteve rrugore, që shpesh herë vijnë edhe nga thyerja e  orëve të punës të shoferit ose shpejtësisë jashtë normave të lejuara . Në servisin  tonë cdo automjet që vjen tani kualidohet dhe rregjistrohet sipas parametrave të komunitetit Europian .

 

Në javën e parë  të shtatorit të vitit 2012 shkuam për trajnimin e tahografëve dixhitalë në Kroaci.Edhe kjo provë ishte me sukses për ne. Me çertefikimin tonë për tahografin dixhital të prodhuar nga Continental VDO, jemi të gatshëm për ; Montimin ,Çertefikimin dhe Testimin e tyre.

Kompania jonë pret bashkëpunim me Ministrinë e Transportit për njohjen dhe zbatimin  e rregullave dhe ligjeve ne fushën e Tahografit Anlog dhe Dixhital . Gjithashtu jemi të gatshëm të ofrojmë trajnime për , Individë, Shoferë, Menaxherë të kompanive të  Transportit, Policët e Qarkullimit Rrugor etj,:për shumë informacione që përfshihen në përdorimin e Tahografit dhe në leximin e të dhënave në diskdiagramin  e tij.

 

                                        Foto e  çertifikatave